Zanafilla
Brenda veç një çasti, vite kan kalu,
Djaloshi brenda meje u ndje burrë,
Jeta ndër deje papritur u turr!
Botën para sysh shpaluar pashë- Ashtu
Si brazdëçelësi pranë kuajve qëndron
Djerësitur përballë tatëpjetës së parë,
Pas lë baltinat ku kalon,
të lëruara poshtë në lugajë,
Dhe zgjedh një rrëshqanë mali të lërojë,
Tokë djerrë që tehn' e plugut e shurdhon,
Bubullima endacake në ajër qëndron,
Dhe maja pisk e zezë mbi të, e zhveshur,
Përgjuese.
-Hajt pra, le ta lërojë atë rrëshqanë nëse guxon!